Ballina Europë Aksident i rëndë hekurudhor në Sllovaki, dy trena përplasen ‘kokë më kokë’,...

Aksident i rëndë hekurudhor në Sllovaki, dy trena përplasen ‘kokë më kokë’, raportohet për shumë të lënduar!

59
0

Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Sllovaki, ku dy trena janë përplasur mes tyre dhe raportohet për shumë të lënduar.

Në një postim në mediat sociale, policia tha se “në orën 19:31 të mbrëmjes, në linjën 158, u mor një raport për një përplasje midis dy trenave në seksionin Pezinok-Bratislavë”.

Mediat lokale raportojnë se aksidenti ndodhi kur treni REX 1814, që operonte në itinerarin Nitra-Bratislava, u përplas ballë për ballë me trenin Ex 620 pak pasi u largua nga stacioni i Pezinok. Ato theksojnë se ka shumë të lënduar nga përplasja.

Policia tha se shërbimet e shpëtimit po nxitojnë në vendin e përplasjes, e cila ndodhi midis kryeqytetit Bratislavë dhe Pezinok, rreth 20 kilometra në verilindje të kryeqytetit.

Kompania Hekurudhore Sllovake (ZSSK) deklaroi se “incidenti do të hetohet plotësisht dhe se shkaqet e tij mbeten të panjohura për momentin. “Ne do të japim më shumë detaje sapo të lejojë rrjedha e hetimit”, vuri në dukje ajo në një deklaratë.