Ballina Sport Aston Villa fiton me rezultat të thellë! Newcastle pëson tjetër humbje

Aston Villa fiton me rezultat të thellë! Newcastle pëson tjetër humbje

76
0

Aston Villa e mposhti me goleadë Bournemouth-in 4:0, duke përfituar nga barazimi pa gola mes Crystal Palace dhe Brighton-it.

Skuadra e Unai Emery zhvilloi një ndeshje perfekte në “Villa Park”. Pas një fillimi të frikshëm, me përplasjen mes Tyler Adams dhe Adam Smith, që ndërpreu lojën për disa minuta (Smith u dëmtua dhe u detyrua të zëvendësohej), Aston Villa kaloi në epërsi me një goditje dënimi të shkëlqyer të Emiliano Buendías në minutën e 28-të. Dhjetë minuta më vonë, Amadou Onana dyfishoi rezultatin me një goditje të fuqishme nga jashtë zonës, pas një aksioni të bukur të Morgan Rogers.

Në pjesën e dytë, portieri Emiliano Martínez priti një penallti të Antoine Semenyo-s, duke shmangur golin e Bournemouth-it. Në vijim, “Villans” shënuan edhe dy herë: Ross Barkley realizoi me kokë pas një goditjeje këndi të Lucas Digne, ndërsa Donyell Malen vulosi rezultatin 4-0 duke devijuar një gjuajtje të Youri Tielemans pas një skeme të studiuar.

Fitorja i lejon Aston Villa-s të përfitojë nga barazimi 0-0 i Crystal Palace kundër Brighton-it, me çka ngjitet ndjeshëm në renditje.

Në atë takim, skuadra vendase ishte më pranë golit me mundësitë e Ismaila Sarr, Daichi Kamada dhe Yeremi Pino, por rezultati mbeti i bardhë deri në fund.

Brentford mposhti Newcastle-in 3:1, duke thelluar krizën e “Magpies” në Premier League. Megjithëse Newcastle kaloi në avantazh me golin e Harvey Barnes pas një veprimi të bukur individual, skuadra vendase përmbysi gjithçka në pjesën e dytë.

Kevin Schade barazoi pas një goditjeje të gjatë të Michael Kayode, ndërsa Igor Thiago përfitoi nga një penallti dhe më pas shënoi sërish në minutat shtesë pas një gabimi të mbrojtjes mysafire.

Një tjetër fitore 3-1 u regjistrua edhe nga Nottingham Forest përballë Leeds-it. Edhe në këtë ndeshje, Leeds kaloi i pari në epërsi me Lukas Nmecha, por Forest barazoi menjëherë me golin e Ibrahim Sangare.

Në pjesën e dytë, Morgan Gibbs-White shënoi me kokë pas një krosimi nga Omari Hutchinson, ndërsa në fund Elliot Anderson vulosi rezultatin 3-1 me një penallti të fituar nga Hutchinson.

Me gjithë këtë fitore, skuadra e Nottingham Forest, ish-ekipi i trajnerit Nuno Espírito Santo, mbetet ende në zonën e rënies nga kategoria.