Ballina Kuriozitete Brenda qytetit ku të gjithë jetojnë nën një çati

Brenda qytetit ku të gjithë jetojnë nën një çati

71
0

I fshehur në një destinacion të njohur turistik ndodhet një qytet si asnjë tjetër. Whittier, Alaskë, është shtëpia e 263 banorëve dhe e Kullave ikonike Begich, por ka një veçori të jashtëzakonshme: të gjithë jetojnë, punojnë dhe socializohen në një ndërtesë të vetme.

Kjo ndërtesë quhet Begich Towers, një strukturë 14-katëshe e ndërtuar gjatë Luftës së Ftohtë për ushtrinë amerikane, që sot është zemra e komunitetit. Brenda saj ndodhen apartamente, postë, dyqan ushqimor, klinikë shëndetësore, kishë, shkollë dhe madje edhe stacioni i policisë. Kjo organizim unik u lejon banorëve të përballojnë klimën e ashpër subarktike, ku stuhitë e borës dhe erërat e forta mund t’i izolojnë për javë të tëra, shkruan “The Sun“.

Por tërheqja e Whittier nuk qëndron vetëm në komunitetin e saj të jashtëzakonshëm, por edhe në historinë e saj të pasur dhe rëndësinë strategjike si një portë hyrëse për në natyrën e egër të Alaskës.

Historia e Whittier fillon me vendasit Chugach, të cilët e përdorën zonën si një rrugë të rëndësishme transporti për të hyrë në Turnagain Arm.

Ky kalim natyror lidhte ujërat e Prince William Sound me brendësinë e Alaskës, duke mundësuar tregtinë dhe transportin.

Çdo verë, mbi 700 mijë turistë vizitojnë këtë “qytet nën një çati”, i cili përfaqëson një shembull të rrallë të bashkëjetesës dhe qëndrueshmërisë njerëzore në kushtet ekstreme të veriut.