Tekniku i Napolit, Conte u shpreh i mërzitur pas humbjes 2-0 me Bolognan.
“Jam i shqetësuar, nuk mund ta mohoj. Nëse një skuadër që synon të jetë protagoniste ka humbur tashmë pesë ndeshje në të gjitha garat, diçka nuk po shkon mirë”.
“Ajo që nuk duhet harruar është se edhe herën e fundit kur Napoli fitoi Scudetton, u rrëzua sezonin pasardhës. Njerëzit mendojnë se rosaku i shëmtuar mund të kthehet në mjellmë brenda natës”.
Siç e kam thënë edhe më parë, ajo që bëmë sezonin e kaluar ishte diçka krejt e jashtëzakonshme. Ky është një vit tjetër, po punojmë, por sipas meje duhet të pyesim veten nëse po punojmë me të njëjtin entuziazëm dhe dëshirë që kishim vitin e kaluar, kur donim të tregonim veten, apo nëse jemi rehatuar sepse njerëzit na quajnë favoritë”.
“Energjia ka ndryshuar këtu, nuk ndjej më atë frymë pozitive që kishim sezonin e kaluar. Djemtë e dinë mirë se ua kam thënë këtë prej kohësh, dhe më vjen keq që nuk kam arritur ta ndryshoj këtë atmosferë në katër muajt e fundit. Kjo do të thotë që ose unë nuk po bëj një punë të mirë, ose dikush nuk dëshiron të më dëgjojë







