Ballina Europë Dorëheqje në BBC pas skandalit me dokumentarin për Trump

Dorëheqje në BBC pas skandalit me dokumentarin për Trump

62
0

Tim Davie ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit të përgjithshëm të BBC-së pas kritikave se një dokumentar i emisionit Panorama ka mashtruar shikuesit duke montuar në mënyrë të manipuluar një fjalim të presidentit amerikan Donald Trump.

Edhe Deborah Turness, drejtoresha e lajmeve në BBC, ka dhënë dorëheqjen për të njëjtën çështje.

Davie, i cili e mbante postin prej pesë vitesh, ishte përballur kohët e fundit me presion të shtuar për shkak të disa gabimeve dhe akuzave përanshmëri.

Gazeta The Telegraph publikoi të hënën detaje nga një memo e brendshme e rrjedhur nga BBC, ku thuhej se ekipi i Panorama-s kishte montuar dy pjesë të ndryshme të fjalimit të Trump-it në mënyrë që të dukej sikur ai nxiste drejtpërdrejt trazirat në Capitol Hill në janar 2021.

BBC ka njoftuar se lajmi është në zhvillim dhe do të publikohen së shpejti më shumë detaje.