Çifti kishte ardhur enkas nga Italia për të votuar në zgjedhjet e pjesshme të Bashkisë Vlorë, por u njoftua se emri i tyre nuk gjendej në listat e votuesve.
Ata shprehen të zhgënjyer pasi nga shkolla 9-vjeçare 28 Nëntori, ku kishin te drejtë për të votuar i kanë dërguar të votojnë në zonën e ‘Uji i Ftohtë’.
‘Erdhëm këtu për të votuar, por emri ynë nuk gjendet në listën e votuesve. Do kthehemi në Itali pa votuar’– tregojnë ata.
Sipas tyre, ky incident tregon probleme serioze në administrimin e zgjedhjeve, që mund të ndikojnë në besimin e qytetarëve ndaj procesit dhe në pjesëmarrjen masive.







