Lefter Maliqi ka deklaruar se situate në PS nuk është e qetës, dhe se lufta brenda llojit është bërë shumë e rrezikshme.
I ftuar në studion e Neës24, Maliqi u shpreh se dy personat të cilët priteshin të merrnin drejtimin e PS, ish ministri Saimir Tahiri dhe kreu i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj u burgosën, ndërsa u ndal te zëvendës kryeministrja Belinda Balluku e cila vijon të jetë në detyrë edhe pse është marrë e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera, aferë e lidhur me tunelin e Llogarasë.
“Këtu është bërë baltë çdo gjë. Tuneli i palloshit 50 mln euro dhe nuk ka reagim. Edhe socialistët e kanë kuptuar dhe duan rrotacion politik por po presin opozitën. Tahiri, ish-ministri që mbushi me drogë Shqipërinë me urdhër të Ramës u fut në burg, njëjtë edhe Veliaj.
Na doli një “zonjë e hekurt” që u mor e pandehur nga SPAK dhe vazhdon e qetë detyrën. I thotë palloshit të gjatë vërtetë jam femër por jam dhe burrë dh ë I ka bërë presion të drejtë për drejtë që nuk më shkarkon dot.
Pakënaqësi masive brenda PS dhe luftë brenda llojit. Duhet protesta të fuqishme nga PD”, tha ai.







