Ballina Kulturë “Jam Mysliman!”/ Romani më i ri i Ben Blushit intrigon lexuesit. Shkrimtari:...

“Jam Mysliman!”/ Romani më i ri i Ben Blushit intrigon lexuesit. Shkrimtari: Një rrëfim për besimin, dyshimin dhe njeriun

34
0

Ben Blushi ka bërë të ditur emrin e romanit të tij të ri, “Jam Mysliman”.

Në një postim në rrjetet sociale Blushi shprehet se është i vetëdijshëm që ky titull do të ngjallë habi, por sqaron se nuk është historia e tij personale ajo që trajtohet në roman, por ajo e një personazhi shkrimtar i cili pas shumë problematikave dhe situatave të vështira zgjedh të bëhet pjesë e këtij besimi.

“JAM MYSLIMAN
E di që shumë njerëz do habiten me titullin e romanit tim të ri po nuk është kjo arsyeja pse e kam shkruar.
Unë jam një ateist dhe fjalia Jam Mysliman duket sikur nuk shkon në gojën time.
E megjithatë unë mendoj se shkon.
Nuk ka asnjë fjali që një shkrimtar nuk mund ta thotë me gojën e përsonazheve të vet.
Romani përshkruan historinë e një shkrimtari i cili pas shumë peripecive vendos të bëhet mysliman.
Pikëpamjet e tij për Islamin ndryshojnë gradualisht për shkak të disa luhatjeve në jetën e tij private dhe sidomos gjatë një vizite në Mekë ku ai mrekullohet.
Në fund, pas një incidenti me një grup fanatikësh, shkrimtari shpall në facebook vendimin e tij me shënimin : Jam Mysliman.
Kjo fjali i ka dhënë dhe titullin librit.
Shpresoj shumë që romani të lexohet siç është, pra si letërsi dhe asgjë tjetër.
Jam Mysliman do promovohet të hënën pasdite dhe duke nisur nga e marta do jetë në çdo librari si dhe në Panairin e Librit”, shkruan ai.