Ballina Politika Kandidatja e PS-së për Vlorën, Mersini justifikon pjesëmarrjen e ulët në votime:...

Kandidatja e PS-së për Vlorën, Mersini justifikon pjesëmarrjen e ulët në votime: Shkak ishte shiu!

68
0

Kandidatja e Partisë Socialiste për kryetare bashkie në Vlorë, Brunilda Mersini menjëherë pas përfundimit të procesit të votimit deklaroi mbrëmjen e sotme për “Ora News” më me rëndësi është procesi i zhvilluar.

“Nuk i kemi ende rezultatin final të votuesve, por për ne rëndësi është se procesi ishte demokratik, por edhe reshjet gjatë ditës kanë qenë me intensitet të lartë dhe të vazhdueshme.

Pavarësisht se janë zgjedhje të pjesshme dhe mandati është i shkurtër, por këto zgjedhje pavarësisht këtyre kanë pasur impaktin e tyre”, u shpreh Mersini.