Ballina Kronika Kërcënoi me armë zjarri një shtetas, arrestohet 42-vjeçari në Tepelenë

Kërcënoi me armë zjarri një shtetas, arrestohet 42-vjeçari në Tepelenë

65
0

Policia e Tepelenës ka arrestuar një 42-vjeçar i shpallur prej një jave bë kërkim pasi kishte kërcënuar me armë zjarri një shtetas. Në kuadër të operacionit të koduar Koordinimi u vu në pranga shtetasi E. T., 42 vjeç, banues në fshatin Peshtan, Këlcyrë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi më datën 02.11.2025, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në ajër për të kanosur shtetasin V. M., 48 vjeç, banues në fshatin Peshtan.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në një zonë të pyllëzuar të fshatit Peshtan, gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit me të cilën dyshohet se ky shtetas ka kanosur 48-vjeçarin, si dhe një sasi municioni luftarak, të cilat 42-vjeçari i kishte fshehur menjëherë pas ngjarjes.

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit V. M., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë gjahu dhe 1 gjerdan me fishekë gjuetie, të cilat i posedonte pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.