Monika Kryemadhi ka qenë e ftuar në “Kjo Javë” me Nisida Tufën dhe ka folur për ish-ambasadoren Yuri Kim, ku deklaroi se ka pasur përplasje me të për shkak të preferencave të ndryshme seksuale. Kryemadhi ka lënë të nënkuptohet se Kim ka pasur preferenca për të njëjtën gjini.
“Yuri Kim e kishte personale me mua. Nuk e di cila ka qenë arsyeja personale. Ndoshta edhe për arsye të preferencave seksuale të ndryshme që kemi. Mund të ketë qenë dhe kjo ndoshta një nga gjërat, po s’ja jap dot, s’ja jepja dot këtë kënaqësi, që mund t’ia kenë dhënë të tjerët”, tha Kryemadhi.







