Ballina Aktualitet “Më detyruan të gënjeja, sikur babi me rrihte”- Transgjinorja akuza të forta...

“Më detyruan të gënjeja, sikur babi me rrihte”- Transgjinorja akuza të forta ndaj LGBT-së

88
0

Transgjinorja Luana Myrto ka hedhur akuza të rënda ndaj shoqatës së komunitetit LGBT, duke pretenduar se organizata nuk e mbajti premtimin për ta ndihmuar të vazhdonte shkollën dhe se e la në kushte të vështira.

E ftuar në emisionin “RevieW”, Myrto rrëfeu se fillimisht i ishte premtuar ndihmë financiare dhe vend në një strehë, por sipas saj, situata përfundoi në mashtrime, presione psikologjike e kërcënime.

Ajo tha se për shkak të mungesës së mbështetjes, rrezikoi të përfundojë drejt prostitucionit, para se të regjistrohej në një shoqatë tjetër që i ofroi ndihmë.

“LGBT më premtuan se do më ndihmonin, pasi isha e varfër. Më çuan te streha e LGBT-së… Isha 14 vjeç,” tregoi Myrto, duke përshkruar si filloi marrëdhënia e saj me përfaqësuesit që e ndihmuan.

Ajo pretendon se ishte futur në disa situata të rrezikshme dhe se është detyruar të bëjë deklarata të ndryshme për shkak të presionit.

Sipas saj, videot e publikuara në rrjete sociale dhe disa ngjarje të tjera kanë nxitur edhe kërcënime ndaj familjes së saj. “Kam kërkuar që video në YouTube të hiqet, por nuk është hequr. Dhe unë kam marrë kërcënime nga familja…”, rrëfeu Myrto.

Luana pretendon se disa anëtarë të komunitetit kanë vepruar me qëllime përfitimi financiar, duke përmendur se premtime për blerje telefonash apo ndihma të tjera nuk janë përmbushur.

“Nga diçka që mund të kishte qenë ndihmë, u bë mashtrim. Më lanë drejt prostitucionit”, tha ajo, teksa shtoi se disa persona “duhet të jenë pas hekurave”.

Në të njëjtën kohë, Myrto deklaroi se më në fund u transferua te një shoqatë tjetër që i lejoi të vazhdonte shkollën dhe i ofroi mbështetje reale.

Luana: Më morën nga familja LGBT! Kam qenë me 10-ta në shkollë. Unë doja të vazhdoja shkollën dhe më premtuan që do vazhdoja shkollën dhe më morën në ccuan te kjo streha e LGB nën moshë. Familja ime nuk e mundësonte dot shkollimin tim sepse ishin të varfër.

LGBT më premtuan se do më ndihmonin, pasi isha e varfër. Më çuan te streha e LGBT-së.. Isha 14 vjecc, më nxorrën te e diela shqiptare me Dalina Buzin, e cila nuk iu përmabjt kontratës, që nuk firmosi asnjë prind. Unë kam kërkuar që video në youtubë të hiqet, por nuk ështe hequr. Dhe unë kam marrë kërcënime nga familja, se ti na flliqe ne do të vrasim, sepse më detyruan të gënjeja, të mashtroja sikur babi më rrihte.

Dhe unë si fëmijë i papjekur me dëshirën për të qenë,, se na premtonin do blejmë telefon, gjëra kshu, asigjë, as rroba të përdorura nuk na jepshin, sa që mora vetë vullnetin dhe u transferova në një shoqatë tjetër aman të vazhdoja shkollën, se më lanë drejt prostotucionti, sicc kanë bërë me shumicën.

Këto njerëz duhet të jenë pas hekurave, sepse na proklamojnë të drjetat e njeriut, ndërkohë kanë vjedhur.