Ballina Politika Pjesëmarrja e ulët e votuesve në garën për 5 bashkitë, Kulluri: Kryebashkiakëve...

Pjesëmarrja e ulët e votuesve në garën për 5 bashkitë, Kulluri: Kryebashkiakëve u mungojnë kompetencat

66
0

Analisti Edvin Kulluri, pas pjesëmarrjes të ulët të votuesve për zgjedhjet në 5 bashki, tha se kjo vjen pasi sipas tij kryebashkiakëve u mungojnë kompetencat në qeverisje.

Ai shton se një kandidat i opozitës në rast se zgjidhet nga qytetarët në një nga 5 bashkitë, nuk e lejon këshilli që të kalojë buxhetin.

“Flasim për disa arsye objektive, e para ka të bëjë për periudhën shkurtër për arsye se kryebashkiakët që do zgjidhen sot, për një vit.
Ndërkohë që këshilli bashkiak janë të zgjedhur.

Pra një kandidat i opozitës i zgjedhur nga qytetarët do ta kishin të pamundur të kalonte buxhetin.

 

Shumë veprime sepse këto janë detyra që kanë të qeverisin me mjetet që kanë në dispozicion. Faktori i dytë objektiv është që të jesh kryebashkiak në 10 vitet e fundit me reformën administrativ territoriale që centralizuese antidemokratike. Po të shtojmë atë që ndodhi këtë verë 80 % e drejtuesve dhanë dorëheqjen pa dinjitet tregon se krybashkiaku sot është i pavlerë nga pikëpamja e kompetencave.”, tha Kulluri.