Ballina Kulturë Rregulla të rëndësishme drejtshkrimore

Rregulla të rëndësishme drejtshkrimore

51
0

Nga Arif Ejupi

1. Foljet në vetën e tretë njëjës të mënyrës lidhore

Të gjitha foljet, pa përjashtim, në vetën e tretë njëjës të kohës së tashme të mënyrës lidhore shkruhen me –ë në fund.

Shembuj të saktë:
të punojë, të lajë, të rrijë, të fshijë, të flejë, të flasë, të hedhë, të hapë, të marrë, të ikë, të ecë.

2. Mosshkrimi i j-së te emrat femërorë që mbarojnë me –i

Në emëroren e shquar njëjës nuk shkruhet dhe nuk shqiptohet j-ja kur emri në trajtën e pashquar mbaron me –i të theksuar.

Shembuj të drejtë:

rini → rinia (jo rinija)

shtëpi → shtëpia (jo shtëpija)

djalëri → djalëria

ushtri → ushtria

liri → liria

histori → historia

Pse?
Sepse mbaresa –a bashkohet drejtpërdrejt me –i të theksuar, pa j ndërmjetëse.

3. Përemrat pronorë (im, ime, yt, jote, ynë, jonë, juaj)

Këta përemra shkruhen pa nyjë të përparme kur përcaktojnë emrin.

Shembuj:
lapsi im, lodra ime, shoku yt, shtëpia jote, vendi ynë, shkolla jonë, miku juaj.

Pavarësimi i përemrit:
Kur përemri përdoret vetëm, atëherë merr nyjë:
i imi, e jona, i yti, i juaji.

Qëllimi i këtij materiali

Ky material synon të ndihmojë fëmijët shqiptarë në Diasporë, në mënyrë që:

të ruajnë gjuhën e bukur shqipe,

të mësojnë drejt rregullat themelore,

dhe të mos ndikohen nga gabimet e përdorimit të përditshëm në mjedise shumëgjuhëshe.