Ballina Ekonomia Të huajt paguhen 500-700 euro. Ja sa pagë kërkojnë shqiptarët!

Të huajt paguhen 500-700 euro. Ja sa pagë kërkojnë shqiptarët!

69
0

Agjencitë e rekrutimit të punonjësve nga jashtë thonë se “importi” i punëtorëve pritet të rritet më tej, pasi emigrimi i shqiptarëve nuk po ndalet, ndërsa nevojat e bizneseve për fuqi punëtore po rriten.

Arlind Kurti përfaqësues i një prej agjencive në treg thotë se të huajt që vijën për punë në Shqipëri dominojnë me paga mesatare, për shkak edhe të standardit të ulët ekonomik nga vendet që vijnë.

“Ne jemi orientuar më shumë te punëtoret nga Filipinet. Shumica e tyre kur nënshkruajnë një kontratë janë në nivelin e 500-700 euro pagë mujore, ndërsa shqiptarët kërkojnë gati dyfishin e tyre 1500 euro në muaj. Por çdo kontratë vlerësohet sipas rastit dhe aftësive të punëmarrësit”, tha Kurti në Vizon Plus.

Sipas të dhënave nga agjencitë e rekrutimeve, tashmë punëmarrësit kanë më shumë fuqi të negociojnë për pagën dhe kushtet e punës dhe punëdhënësit më të prirur për të pranuar negociatat.

Plakja e popullsisë si dhe emigrimi i fuqisë punëtorë janë kërcënimet kryesore të ekonomisë, të cilat ende nuk po gjejnë adresim me politikat ekonomike.