Në javën e 10-të të Bundesligës, Bayern Munich u ndal në një barazim 2-2 në transfertë ndaj FC Union Berlin.
Bavarezët ishin shumë pranë humbjes, por shpëtimin e solli Harry Kane, i cili shënoi golin e barazimit në minutën e tretë të shtesës.
Ky gol nuk ishte thjesht vendimtar për ndeshjen, por edhe historik për sulmuesin anglez.
Me këtë realizim, Kane arriti kuotën e 75 golave në Bundesliga, rekord që e ka arritur në vetëm 73 ndeshje, duke thyer kështu shifrën legjendare të Gerd Muller, i cili kishte nevojë për 108 ndeshje për të arritur të njëjtën shifër.
Që nga transferimi i tij te Bayern Munich, Harry Kane ka zhvilluar 113 ndeshje zyrtare, në të cilat ka shënuar 108 gola dhe ka dhënë 29 asistime, statistika që e konfirmojnë si një nga sulmuesit më produktivë në historinë moderne të klubit bavarez.







