Modelja Bella Hadid ka tërhequr vëmendjen në një event bukurie në Dubai.
Kështu duke veshur një set elegant Prada, që e bëri të duket lehtësisht chic dhe tërheqëse.
Ndërsa lëvizte mes fansave të saj, Bella u rrethua nga turma e njerëzve që dëshironin t’i afrohen dhe ta fotografonin, duke treguar popullaritetin e madh të saj në nivel ndërkombëtar.
Stili i saj minimalist dhe i rafinuar kombinon komoditetin me elegancën tipike të markës Prada, duke e bërë modelen një nga figurat më të vëzhguara të eventit.







