Ballina Lifestyle Dua Lipa shihet duke shijuar Superklasicon legjendare Boca–River në La Bombonera

Dua Lipa shihet duke shijuar Superklasicon legjendare Boca–River në La Bombonera

62
0

Dua Lipa, befasoi adhuruesit e saj argjentinas me një paraqitje të papritur në një nga eventet më të mëdha sportive të vendit.

Ajo u shfaq në stadiumin “La Bombonera” për të parë ndeshjen mes Boca Juniors dhe River Plate, shkruan portali rtv21.tv

E veshur me fanellën e kombëtares argjentinase, ajo u ul në një nga lozhat VIP, duke shijuar atmosferën e zjarrtë të tifozëve.

Prania e saj u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, ku u prit me entuziazëm nga tifozët e Boca Juniors.

Kulmi i mbrëmjes ishte takimi i saj me legjendën e klubit, Juan Román Riquelme, i cili i dhuroi dy fanella të Boca Juniors. Kjo mbrëmje përfundoi me fitoren e Boca Juniors dhe me Dua Lipën që përjetoi magjinë e “La Bombonera” nga afër.