Ballina Politika Mandate të blera në PD/ Balliu lëshon denoncimin e fortë: Himçi pagoi...

Mandate të blera në PD/ Balliu lëshon denoncimin e fortë: Himçi pagoi Flamur Nokën për t’u bërë deputet!

116
0

Alesia Balliu ka qenë shumë e ashpër ndaj opozitës dhe kreut të PD Sali Berisha. Në një intervistë në “Shqipëria Vendos Lokale ‘25”, në ABC News, Balliu komentoi ecurinë e zgjedhjeve në pesë bashki. Ajo u shpreh se mesazhi i votuesit demokrat është i qartë dhe se është i pamotivuar dhe pa asnjë alternativë.

Balliu bën përgjegjës për këtë situatë, kreu e PD Sali Berisha, ndërsa ka kritikuar edhe Flamur Nokën. Balliu më tej theksoi se “Blendi Himçi pagoi Flamur Nokën për t’u bërë deputet!”

“Kam respekt për kandidatin e pavarur, fakti që doktori nuk ka arritur të marrë vota në Cërrik është sepse suportohet nga dyshja Çapja-Himci që vjen si rrjedhojë i një pazari të bërë nga Noka e Berisha. Si mund të votohen? Situata aktuale e PD sot është për shkak të lidershipit.

Pasi ato janë kandidatët e Berishës dhe madhështorit Noka”, tha ajo duke shtuar: “Duke e parë të gjithë trajektoren e këtij njeriu unë do shikoja një humbje të thellë dhe dua të theksoj tek pazari që ai u bë deputet sot, sepse pagoi Flamur Nokën për t’u bërë deputet sot. Fituesi i demokratëve në qarkun Elbasan ishte zoti Sula dhe jo Himçi, ai ishte pazarxhiu i Flamur Nokës”.