Ballina Politika Rama bëhet qesharak/ Pjesëmarrja e ulët në votimet e 5 bashkive: Ishte...

Rama bëhet qesharak/ Pjesëmarrja e ulët në votimet e 5 bashkive: Ishte moti i keq…

63
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbi zgjedhjet e pjesshme lokale të mbajtura dje në 5 bashki të vendit.

Pasi ka uruar fituesit, Rama ka gjetur edhe fajtorin për pjesëmarrjen e ulët të votuesve. Sipas kreut të rilindjes kjo ka ndodhur për shkak të motit me shi të ditës se djeshme. Një justifikim qesharak.

Ndërkohë që sipas shifrave të bëra publike as administrata e PS nuk ka shkuar të votojë, çka tregon pakënaqësitë e mëdha të qytetarëve ndaj qeverisjes së rilindjes që është në pushtet vetëm falë manipulimit të votës, blerjes së votuesve dhe presionit të bandave kriminale.

Rama: 5 bashki, 5 fitore, dhe 5 arsye më shumë për t’i falënderuar qytetarët për besimin e tyre, pavarësisht dobësisë ekstreme të opozitës, motit me shi të ditës se djeshme, apo vetë natyrës së zgjedhjeve të pjesshme, të cilat nuk se e stimulojnë pjesëmarrjen.