Ballina Ekonomia Rritje pensionesh apo rishpërndarje e bonusit të fundvitit? Eksperti sqaron si do...

Rritje pensionesh apo rishpërndarje e bonusit të fundvitit? Eksperti sqaron si do të funksionojë skema

58
0

Kryeministri Edi Rama dha pak ditë më parë lajmin se në Buxhetin për vitin 2026 do të parashikohet rritje për pensionet, por jo vetëm.

Në një intervistë televizive, eksperti Kujtim Hoxha ka sqaruar skemën se si do të veprohet dhe impaktin që kjo do të ketë në jetën e pensionistëve.

“Bonusi i fundvitit do të jetë i ndarë në mënyrë përpjesëtimore për çdo muaj në 2026. Bonusi është një e ardhur që futet në xhepat e pensionistëve por mënyra e shpërndarjes dhe ajo që propagandohet si rritje është thjeshtë fasadë.
Sipas grupeve të interesit janë ndarë në pensione të plota, invaliditeti dhe pensione familjare.
Për të nxjerrë një konkluzion se çfarë përfitojnë pensionistët.
Pensionet e plota në zonat rurale do të përfitojnë 1 mijë lekë, invaliditeti 600 lekë, pensionet familjare 700 lekë.
Kjo në tërësi sjell më pak të ardhura se bonusi i fundvitit”, tha ai.