Ballina Politika Spartak Braho rrëfen për herë të parë prapaskenat: Sali Berisha dha urdhër...

Spartak Braho rrëfen për herë të parë prapaskenat: Sali Berisha dha urdhër për copëtim fizik të një deputeti brenda…

99
0

Spartak Braho, ish-kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, ka rrëfyer për herë të parë prapaskenat e 8 janarit 2022, ditës kur grupi i Sali Berishës tentoi të thyejë dyert e selisë së Partisë Demokratike. Ai thotë se Berisha kishte dhënë urdhër për eliminimin fizik të deputetit Enkelejd Alibeaj dhe se e kishte paralajmëruar personalisht për rrezikun. Saliu hyn te qeniet që edhe burrin e bën me barrë”, deklaron Braho, duke e akuzuar ish-kryeministrin për përdorim sistematik të dhunës politike. “Berisha tërë kohës ka qenë dhe vazhdon të mbetet me mllef, me hakmarrje, me eliminimin fizik të kundërshtarëve të tij.” Sipas Brahos, në janar të vitit 2022, kur Berisha tentoi të merrte me forcë selinë e PD-së, qëllimi ishte linçimi i Alibeajt.

Në kohën kur vajti të pushtonte PD, dha porosi të linçohet Enkelejd Alibeaj. “Dëgjoja Berishën kur shfaqi opinionin e tij për Fatos Nanon. Ai e ka burgosur Fatos Nanon. Unë jam marrë me Fatos Nanon, kam qenë në grupin e këshilltarëve ligjorë bashkë me avokatët e tjerë. Saliu hyn te qeniet që edhe burrin e bën me barrë. Bëri 60 e ca protesta te bashkia e Tiranës me zjarre, me djegie, me molotovë. Tani është gëzuar shumë që Erjon Veliaj ka fituar gjyqin. Ore, çfarë njeriu je ti? A ke kandar ti apo qëndrim dinjitoz? Ke qenë disa herë në krye të pushtetit, po s’ka kulturë juridike.

Berisha tërë kohës ka qenë dhe vazhdon të mbetet me mllef, me hakmarrje, me eliminimin fizik të kundërshtarëve të tij. Këtë biografi ai e ka shumë të pasur edhe brenda partisë së tij në vite. Në kohën kur vajti të pushtonte PD, dha porosi të linçohet Enkelejd Alibeaj. Unë pata informacione se isha kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare që urdhri i Berishës ishte i qartë. Me fjalën linçim përfshihen të tëra, që nga copëtimi fizik, që nga eleminimi fizik. Unë u shpreha një ditë përpara: “Alibeaj, mos shko nesër atje se do të vrasin, i thashë”. Nuk vajti ziu.  Kështu që ky është Saliu”, tha Spartak Braho.

Vendimi i Kushtetueses për Veliajn

Braho komentoi edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese që i dha të drejtë Erion Veliajt të vazhdojë detyrën si kryebashkiak. “Gjykata Kushtetuese, në këtë rast, në shqyrtimin e kësaj çështjeje, nuk merret me fajësinë apo pafajësinë e Erjon Veliajt. Secili ka të drejtë të ketë mendimin e tij. Gjykata Kushtetuese ka gjykuar kushtetutshmërinë e masave që u morën kundër Erjon Veliajt. Jo vetëm Gjykata Kushtetuese e jona, por edhe observacioni që bëjnë juristët ndërkombëtarë që janë me nivel dhe janë qëndrime të drejta. Prandaj thashë, jam i bindur që ky shqyrtim kështu do mbaronte.

Po ç’rëndësi ka pesë me tre apo pesë me dy? Nuk ka rëndësi fare. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, ashtu si të tëra vendimet që hyjnë në fuqi, janë të padiskutueshme. Po e theksoj edhe njëherë, është normë juridike, qëndron në bazë të dogmave apo doktrinave juridike. Nuk diskutohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Por as vendimet e gjykatave të tjera. Në piramidën e shqyrtimit gjyqësor, gjykata ka disa shkallë. Të tëra vendimet, janë të kontrollueshme.  Nga shkalla e parë, kalon apel, mbaroi apeli, shkoi në Gjykatë të Lartë, mbaroi gjykata e lartë, shkoi në Gjykatë Kushtetuese. Kështu që me ç’të drejtë ne themi që jo, është fajtor, jo, s’është, kur kjo çështje nuk ka hyrë akoma në axhendën e shqyrtimit gjyqësor”, tha Braho.

Komentet për Fatos Nanon

Ish-deputeti socialist u ndal edhe te marrëdhënia e tij me ish-kryeministrin Fatos Nano, duke treguar disa momente nga periudha kur Nano ishte i dënuar dhe ai u mor personalisht me çështjen e tij ligjore. “Mbresat për Nanon janë të shumëllojshme. Natyrisht që e përgjithshmja është, janë pozitive. E kemi pranuar Nanon ashtu siç ishte. Ashtu sikurse kemi debatuar për vendime që i kemi cilësuar jo të përgjegjshme nga ana e Nanos. Këto janë mbresat. T’i ndajmë 30% pozitive, 70% negative, kjo nuk bëhet. Po, një moment që më vjen ndërmend shpesh ishte një bisedë me Pllumbin. Ai ishte drejtonte partinë ato vite. I thashë: “Profesor, nuk jam dakord me mënyrën si po ndiqet çështja e Nanos. Çështja e Nanos është sa politike, por në përgjithësi është çështje ligjore”. Nano është dënuar për vjedhje në favor dhe shpërdorim në favor të të tretëve. Kush janë të tretët? Ishin ministrat italianë.

Problemi fillonte në Itali. Pllumbi tha: “Mendo, Spartak, çfarë duhet bërë?” I thashë: “Duhet takuar prokurori italian që po heton ministrat”. Kam vajtur në Itali, arrita ta takoj prokurorin bashkë me Përparim Sanxhakun, avokat edhe ai. I thashë: “E keni nenin 55 ju këtu në Kodin Penal tuaj?” Jo, tha, po pse më pyet? Sepse Nano, thashë, është dënuar për vjedhje, shpërdorim në favor të të tretëve. Ti thashë, na the që këta të tretë, proceset i morët këtu. Së shpejti u pushohet çështja. S’kishte vepra penale. Më dha vendimin përkatës. Ja çuam Nanos, në Bënç atëherë bashkë me Xhinën. E lexoi, qau. Këtë që ke bërë ti, tha, s’e ka kuptuar as Partia Socialiste,” tha, “që merret me jo deklarata e këtyre, jo letra e këtij, jo Unioni Parlamentar e histori ra që nuk sillnin gjë”. Nano e kishte çështjen ligjore, handikapin ligjor, i cili për një moment u shkri i tëri dhe Nano mori pafajësi, mori dhe dëmshpërblimin. Dhe nuk është çështje serioze ajo që Saliu tani del atje dhe e bën sikur e ka ndihmuar”, tha ndër të tjera Braho./sot