Ballina Opinion Spiunin e kemi hero

Spiunin e kemi hero

95
0

Nga Ylli Manjani 

Nëse gjykatësi Asim Vokshi, Top Channel-it i del spiun i të huajve, nuk mund ta kërkojë këtë pëgjegjësi tek Sokol Sadushi.

Sepse, spiuni i të huajve nuk duhet të jetë fare gjykatës. Në asnjë gjykatë të asnjë niveli.

Zoti Vokshi ka nja 20 vite që shërben në sistemin gjyqsor. Nëse ka qenë apo, më keq akoma, është spiun i të huajve, nuk u bë tani që u emërua në Kushtetuese besoj, apo jo?

Në sistemin gjyqsor nuk e ka futur Sadushi. As KED-ja e sotme.

Ndoshta, Top-i duhet të denoncojë në ILD çfarë di për këtë gjykatës, sepse do ta ndihmonte shumë sistemin nga të pastrohet nga spiunët.

Nuk zgjidhet problemi duke krijuar një fabul se Sadushi qënka përgjegjës për spiunllëkun e Vokshit.

Në çdo rast vetë gjykatësi duhet të përplasë këtë lajm publik në një gjykatë, nëse është i pavërtetë.

Në fund, jam për despiunizimin e sistemit gjyqsor. Kemi gjykatës e prokurorë që as e fshehin fare spiunllëkun nëpër ambasada dhe departamente të qeverive të huaja. I kam neveritur dhe i neveris të gjithë ata spiunë që i paguajmë ne për të na shërbyer dhe i shërbejnë agjendave të huaja.

Në këtë kuptim më pëlqen argumenti që ngre Top Channel, por jo gjetja e “fajit” tek Sadushi.