Veljko Paunović mbajti konferencën e parë për shtyp pasi u bë trajner i ekipit kombëtar serb, pasi zëvendësoi Dragan Stojkoviç i dorëhequr pas humbjes me Shqipërinë në Leskovc
Serbia do të luajë kundër Anglisë në Londër (13 nëntor) dhe Letonisë në Leskovc (16 nëntor).
Akjtualisht ata janë në vendin e tretë në grup, me një pikë pas kuqezinjëve dhe tetë më pak se Anglia që kryeson grupin.
Në luftën për vendin e dytë që çon në fazën eliminatore, ku ata shpresojnë, nuk kanë më asgjë në dorën e tyre pasi gjithçka varet nga Shqipëria dhe ndeshja jonë në Andorra dhe më pas me Anglinë në Tiranë të dielën.
Për këtë situatë trajneri i Serbisë deklaroi:
“Pra, një detyrë e vështirë e pret Serbinë, por një rezultat i mirë në Londër, që do të ishte gjithçka tjetër përveç një humbjeje, mund të vlente sa floriri.
Por, sigurisht, në rastin e fitores së Shqipërisë kundër Andorrës, edhe triumfi përfundimtar i ekipit tonë në Wembley mund të mos jetë i mjaftueshëm.”







