Ballina Politika U paralajmërua bojkot, deputetët e PD-së nuk paraqiten në komisionet parlamentare

U paralajmërua bojkot, deputetët e PD-së nuk paraqiten në komisionet parlamentare

56
0

Grupi parlamentar demokrat ka vendosur të bojkotoje përkohësisht komisionet parlamentare nisur nga kjo e hënë.

Deputetët e PD-së nisën të zbatojnë që sot bojkotin, duke mos u paraqitur në Komisionin e Ekonomisë dhe asaj të të Drejtave të Njeriut.

“Nesër, e hënë, datë 10.11.2025, në mbledhjen e Grupit Parlamentar, ora 12:30, NUK duhet të mungojë askush! Nesër, e hënë, derisa të jetë mbledhur dhe të ketë vendosur grupi parlamentar, ASNJË deputet NUK MERR PJESË në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare.

Ky do të jetë një reagim i përkohshëm i grupit parlamentar nisur nga situata e krijuar në seancën e fundit, derisa Grupi Parlamentar të ketë diskutuar dhe marrë një vendim final. Pra, nesër NUK shkojmë në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare”, ka qenë ky mesazhi i djeshëm i kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi i siguruar nga gazetarja e Top Channel, Elda Menga.