Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu, fitoi çmimin “Lojtari më i mirë turk i vitit” të organizuar nga Turkuvaz Media:
Mesfushori i Interit dhe kapiteni i ekipit kombëtar turk u vlerësua për performancat e tij të shkëlqyera, si në Serie A ashtu edhe për Turqinë.
“Do të thotë shumë për mua”, tha Calhanoglu nga skena gjatë ceremonisë.
“Falënderoj të gjithë ata që më konsideruan të denjë për këtë vlerësim; është një nder i madh ta marr.
Jemi në rrugën e duhur, qëllimi ynë është të kualifikohemi për në finalet e Kupës së Botës dhe po punojmë shumë drejt kësaj”, tha mes të tjerash mesfushori turk.







