Një 30-vjeçare nga Lushnja është vënë nën hetim nga policia pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës së saj 12-vjeçare.
Sipas njoftimit zyrtar, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë referuar materialet në Prokurori, e cila ka nisur procedimin penal ndaj shtetases me inicialet B. R., 30 vjeçe, në gjendje të lirë.
Prokuroria e Lushnjës po vijon verifikimet për të përcaktuar shkallën e dhunës dhe për të marrë masat e nevojshme për mbrojtjen e fëmijës, në bashkëpunim me shërbimet sociale.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen B. R., 30 vjeçe, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës së saj 12 vjeçe.”, sqaron policia.







