Ballina Politika Atentati në Rinas, deputeti socialist: Në Shqipëri lëviz më i sigurtë se...

Atentati në Rinas, deputeti socialist: Në Shqipëri lëviz më i sigurtë se sa në Francë

73
0

Deputeti i Partisë Socialiste Ardit Bido, në një intervistë për “Ora News” komentoi aktualitetin politik.

Duke u ndalur tek atentati i frikshëm me një viktimë dhe një të plagosur rëndë në Rinas që tronditi vendin, Bido u shpreh se është e domosdoshme që të realizohet një hetim i plotë dhe autorët të vihen para përgjegjësisë.

“Është e qartë që kjo ngjarje është e rëndë dhe i përket botës së krimit dhe kjo mund të sjellë përshkallëzim të ngjarjeve kriminale mes bandave të caktuara.

Ndaj është e domosdoshme që të ketë një hetim të plotë dhe autorët të vihen para përgjegjësisë.

Të qenit vend i sigurtë nuk ka lidhje me ngjarje të tilla, pasi ngjarje të tilla ndodhin kudo.

Të qenit vend i sigurtë ka të bëjë me një sërë faktorësh të tjerë si p.sh: a lëviz i qetë natën?!

Dhe sipas indekseve botërore në Shqipëri lëviz më i sigurtë se sa në Francë.

Ka faktorë të tjerë që ndikojnë negativisht nga këto ngjarje, por ato nuk e bëjnë Shqipërinë një vend të pasigurt”, u shpreh ndër të tjera ligjvënësi socialist, Ardit Bido.