Sa më shumë gërmon, aq më e gjatë bëhet lista e shkeljeve në sakndalin e tunelit të Llogorasë. Ministrja e infrastrukturës, Belinda Balluku nuk akuzohet vetëm se anulloi me urdhër të saj (ngaqë s’kishte ndjesi të mirë) një tender të fituar me 140 milionë euro, për të shpallur disa muaj më pas një të ri me 190 milionë euro. Ajo nuk mban përgjegjësi vetëm se paracaktoi një bashkim kompanish turke me të cilat kontaktoi para zhvillimit të tenderit në Ankara.
Por, nga një lexim i imtësishëm që Lapsi.al i ka bërë akuzave kundër saj që gjenden në dosjen e SPAK, ajo mban përgjegjësi edhe për faktin se turqit Interkar-ASL, nuk bënë as letrat për të përmbushur formalisht kriteret e tenderit që ishte qepur si një kostum me porosi për ta.
Ndërsa për kompanitë e tjera pjesmarëse që u dogjën, ngaqë atyre iu kërkua gjilpëra në kashtë, SPAK pretendon se ndaj fituesve të paracaktuar u mbyllën sytë në së paku gjashtë raste.
Sipas asaj që shënohet në dosjen kundër Ballukut që Lapsi.al ka arritur ta lexojë kompania “… INTERKAR-ASL… është shpallur fituese në kundërshtim me kriteret e vendosura në Dokumentet Standarte të Tenderit dhe kjo ka ndodhur në sajë të veprimeve të kundërligjshme të ministres Belinda Balluku….” në bashkëpunim me anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave.
Po cilat janë konkretisht këto shkelje që ka kryer komisioni nën urdhrat e ballukut që e kishte paracaktuar fituesin? Së pari, turqit e INTERKAR-ASL nuk kanë paraqitur dokumentacionin e plotë të makinerive të veçanat që kërkoheshin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë
.Së dyti, ata nuk kanë dorëzuar kontratat individuale të punës për 250 punonjës mes tyre edhe profesionistë të specializuar. Së treti atyre u mungojnë dokumemtat e plota sipas kritereve që kërkon tenderi për çertifikatat e sistemeve të menaxhimit të cilësisë dhe atyre të mjedisit. Së katërtit ata nuk kanë paraqitur dokumentacion bindës për përvojën në ndërtimin e një ure së paku 12p m të gjatë. Së pasti ata nuk kanë dëshmuar dot nëse kapitalet dhe asetet e tyre nuk ishin bllokuar me ndonjë urdhër përmbarimi. Dhe së gjashti ata kanë pasur mangësi në përkthimet e dokumentave dhe paraqitjen e tyre në gjuhën angleze.
Pikërisht për këto arsye konkluzioni i SPAK ka qenë se mosplotësimi i kritereve të tenderit nga fituesit ka qenë një nga faktorët rëndues të marrjes si të pandehur të Belinda Ballukut.
Natyrisht, po të shihen këto shkelje edhe në sfondin e komunikimeve të kapura mes ministres dhe vartësit të saj, drejtorit të rrugëve Evis Berberi, ku Balluku drejton çdo hap të manipullimit të tenderit tabloja bëhet më e plotë. Jo më kot Prokurori Dritan Prençi ka arritur në konkluzionin se “Belinda Balluku, në cilësinë e Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, ka ndjekur dhe orientuar në vijimësi procedurën e këtij prokurimi publik, në fazën përgatitore, gjatë zhvillimit të procedurës dhe deri në momentin e shpalljes së fituesit, duke krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomikë INTERKAR-ASL”.
Por gjashtë pikat e shkeljeve të mësipërme janë një dëhsmi që aq të sigurtë janë ndjerë turqit si fitues të përcaktuar nga lart se nuk janë kujdesur të qepin dhe letrat, ndonëse nga kjo histori u larguan me afro 30 milionë euro fitim të ndarë në formën e dividentit./Lapsi.al







