Ballina Kronika Kokainë, tokat pranë “Cassa Italia” dhe fajdet: Pistat ku po hetohet për...

Kokainë, tokat pranë “Cassa Italia” dhe fajdet: Pistat ku po hetohet për atentatin e Rinasit! Policia kërkon dëshminë e Elvis Kosovës, makinën ia kishte dhënë G.Sh

191
0

Elvis Kosova, pronari i mjetit luksoz Mercedes Benz S Class me të cilin udhëtonin dje Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani, është kërkuar të merret në pyetje nga Policia e Tiranës. Në një reagim në rrjetet sociale ai ka mohuar të ketë pasur një mjet të tillë, por në letra ajo figuron në emër të tij.

Sipas burimeve të gazetarit Elton Qyno, Kosova ia kishte dhënë makinën shtetasit Gentian Sh., një personazh që në muajin gusht 2025 mbeti i plagosur në afërsi të zonës së Komisariatit Nr.3 në Tiranë.

Me sa duket, dyshimet janë se Gentian Sh, makinën e Elvis Kosovës, ia ka lënë në dorë të Mustafa Sheqerit ose Gilmando Danit, të cilët e kanë përdorur në datën 7 nëntor 2025 për të shkuar në drejtim të aeroportit të Rinasit, nga ku më pas do udhëtonin drejt Barcelonës në Spanjë.

Makina e Kosovës ka qëndruar e pa lëvizur për 3 ditë me radhë në garazhin e aeroportit të Rinasit, ndërsa mjeti doli nga parkingu pikërisht mesditën e djeshme kur dhe ndodhi ngjarja e rëndë.

Policia e Tiranës ka kërkuar marrjen në pyetje të Elvis Kosovës, me qëllim pyetjen e tij si person që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes së rëndë. Ai njihet si “Visi i garave” për shkak të garave me makina dhe është djali i biznesmenit të ndërtimit Arben Kosova.

Ndërkohë nga këqyrja e vendit të ngjarjes, Policia ka sekuestruar mbi 80 gëzhoja automatiku, fakt i cili tregon se Mustafa Sheqeri alias Muçi Shaljani dhe Gilmando Dani, janë përballur me një intensitet të lartë të shtënash, pa i dhënë mundësi të largohen dhe të reagojnë për tu mbrojtur.

Gilmando Dani ka qenë objektivi kryesor i këtij sulmi pasi drejtimi më i madh i plumbave janë lëshuar pikërisht në vendin ku ndodhej ai.

Hetimet janë fokusuar në disa pista hetimore, siç është ajo e larjes së hesapeve mes grupeve kriminale, konfliktet e fajdet financiare e deri tek bashkëpronësia e disa sipërfaqeve toke prapa zonës së “Casa Italia” dhe trafiku i kokainës.

Dani dhe Sheqeri sapo ishin kthyer nga Spanja, ku siç dyshon Policia, kishin shkuar për koordinim të punëve në trafikun e drogës.