Ballina Kronika Lezhë/ Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohet 49-vjeçari

Lezhë/ Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohet 49-vjeçari

60
0

Një ndërhyrje e shpejtë dhe profesionale e shërbimeve të Policisë në Lezhë ka parandaluar përshkallëzimin e një episodi dhune në familje. Policia arrestoi një 49-vjeçar, i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe mbante në banesë një armë zjarri.

Një njoftim i bërë në orët e para të mëngjesit ka informuar për një rast dhune në familje, duke shkaktuar një mobilizim të menjëhershëm të forcave të rendit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, me mbështetje të shërbimeve të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Lezhë, organizuan menjëherë veprimet për parandalimin e përshkallëzimit të situatës dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Pas disa minutash, u arrestua në flagrancë shtetasi M. N., 49 vjeç, banues në Lezhë, i cili ishte denoncuar për ushtrim dhune ndaj bashkëshortes së tij. Gjatë kontrollit të realizuar në banesën e tij, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan një armë pistoletë zhurmuese, e cila është marrë si provë materiale për hetimet e mëtejshme.

Policia e Lezhës ka siguruar materialet procedurale dhe i ka referuar ato Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.