Edhe 75 tonë të tjera misër blegtoral janë ndaluar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër.
Vetëm pak ditë më parë, AKU kishte bllokuar 25 tonë misër nga i njëjti subjekt eksportues, duke e çuar në 100 tonë sasinë totale të ndaluar për momentin.
Misri është ndaluar në doganën e Hanit të Hotit me qëllim kryerjen e analizave laboratorike për të përcaktuar nëse ka prezencë të lartë të aflatoksinës B1. Deri ne daljen e analizave, misri do të qëndrojë i bllokuar.
Mësohet se janë marrë 10 kampione të ngarkesave të tjera, por do të duhen një javë që të dalë rezultati,







