Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter goditi Qipron të mërkurën në mëngjes, rreth orës 11:31, 14 kilometra në lindje të Pafosit.
Raportohet se tërmeti është ndjerë në të gjitha provincat e ishullit, dhe disa përdorues në rrjetet sociale e përshkruan si me kohëzgjatje të gjatë.
Pas dridhjes fillestare, ndodhën edhe lëkundje të mëvonshme, ku më e forta kishte magnitudë 4.8 ballë. Autoritetet lokale po monitorojnë situatën dhe deri tani nuk ka raportime për dëme materiale apo të lënduar.







