Ballina Aktualitet “Varrezat e Tufinës mes plehrave”, Florjan Binaj denoncon: As për të vdekurit...

“Varrezat e Tufinës mes plehrave”, Florjan Binaj denoncon: As për të vdekurit s’ka më respekt

64
0

Aktori dhe moderatori i njohur Florjan Binaj ka ngritur alarmin për një situatë shqetësuese në varrezat e Tufinës, përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale. Në pamjet filmike, dallohet qartë gjendja e mjerueshme pranë varrezave, ku hapësira publike është kthyer në një vendgrumbullim mbeturinash.

“Për të gjallët kemi treguar që s’kemi respekt, por tani as për të vdekurit,” shkruan ai me indinjatë, duke theksuar mungesën totale të përgjegjësisë institucionale dhe indiferencën ndaj një vendi që duhet të simbolizojë qetësi dhe nderim për jetët e ikura.

Denoncimi i Binajt ka ngjallur reagime të shumta, duke rikthyer në vëmendje nevojën për ndërhyrje urgjente nga autoritetet për të pastruar zonën dhe për të garantuar standarde minimale higjienike dhe respekti në ambientet e varrezave publike.

Situata në Tufinë nuk është vetëm një problem i ndotjes, por pasqyrë e një shoqërie që po humb ndjeshmërinë dhe kujdesin ndaj dinjitetit njerëzor, qoftë në jetë, apo në vdekje.