Xabi Alonso po përjeton fazën e parë të vështirë si trajner i Real Madridit. Ish-mesfushori, i zgjedhur për të zëvendësuar Carlo Ancelottin, ka tentuar të riorganizojë skuadrën dhe repartin ofensiv.
Nën drejtimin e tij, Mbappé është bërë lider i padiskutueshëm, Arda Güler rikthehet si referencë në mesfushë, ndërsa Vinicius Jr, Endrick dhe Rodrygo po ndiejnë pasiguri.
Rodrygo mund të largohet në janar, Endrick mund të shkojë te Lyon. Sportivisht, rezultatet janë pozitive.
Në La Liga, Reali ka 10 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje, duke fituar edhe “El Clasico” pas 4 disfatash radhazi sezonin e kaluar. Në Champions ka 3 fitore dhe 1 humbje, por renditet i shtati.
Megjithatë, disa lojtarë si Lunin, Garcia, Endrick dhe Ceballos janë të pakënaqur me trajtimin nga trajneri i ri. Kësaj situate i shtohet edhe menaxhimi i yjeve, përfshirë përplasjen me Vinicius Jr në “El Clasico”.
Sipas “El Chiringuito”, durimi i drejtuesve po vihet në sprovë, e ardhmja e Alonso varet nga 6 ndeshjet e ardhshme, ku ajo e 10 dhjetorit kundër Manchester City konsiderohet kyçe.







