Afrika po përballet me shpërthimin e saj më të keq të kolerës në 25 vjet, thanë sot Qendrat Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), duke përmendur sistemet e dobëta të furnizimit me ujë dhe konfliktin si shkaqet kryesore të problemit.
CDC-ja e Afrikës tha se kishte regjistruar pothuajse 300 mijë raste të konfirmuara dhe të dyshuara të kolerës dhe më shumë se 7 mijë vdekje.
Të dhënat tregojnë se numri i rasteve të kolerës në Afrikë është rritur me më shumë se 30 për qind vitin e kaluar.
Angola dhe Burundi janë përballur me një rritje të rasteve të kolerës në javët e fundit për shkak të mungesës së qasjes në ujë të pastër.
Situata është përmirësuar në Kongo, Sudanin e Jugut dhe Somali. Perspektiva për zonat e prekura nga konflikti mbetet shqetësuese, pasi sëmundja përhapet me shpejtësi në kampet e mbipopulluara dhe në kushtet e dobëta të kanalizimeve.







