Ballina Politika Agron Shehaj sulmon RTSH-në: Prodhon emisione ku racizmi quhet humor dhe serviret...

Agron Shehaj sulmon RTSH-në: Prodhon emisione ku racizmi quhet humor dhe serviret si ‘shërbim publik’

74
0

Deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar me tone të ashpëra kundër Radio Televizionit Shqiptar, pas shfaqeve raciste në emisionin sportive të moderuaar nga Hygerta Sako.

Ai thekson se televizioni publik jo vetëm që ka kosto të larta, por transmeton edhe përmbajtje të papranueshme.

Shehaj kërkon që buxheti i RTSH të reduktohet ndjeshëm dhe fondet të rikthehen në shërbim të qytetarëve.

“Prej kohësh kam kërkuar uljen e buxhetit për RTSH. Një televizion që harxhon mbi 30 milionë euro në vit nga paratë e shqiptarëve dhe nuk e sheh askush.

Jo vetëm kaq, por prodhon edhe emisione ku racizmi live quhet humor dhe serviret si ‘shërbim publik’. Ka ardhur koha që taksat të mos shpërdorohen dhe këto para t’u kthehen qytetarëve”, shkruan Agron Shehaj.