Ballina Sport Anglia turpëron Serbinë, gazetarët shpërfillin Paunovic

Anglia turpëron Serbinë, gazetarët shpërfillin Paunovic

62
0

Anglia është gati për fitoren e radhës, për fitoren e shtatë rresht në Grupin K të kualifikimeve për Kampionatin Botëror në futboll.

Anglezët janë të motivuar deri në pikën e fundit.

Një veprim i anglezëve ka goditur serbët rëndë..

Ka tërbuar edhe mediumin serb “Kurir”.

“Ndeshja midis Anglisë dhe Serbisë luhet sonte në orën 20:45 të mbrëmjes dhe do të jetë debutimi i Velko Paunoviq në stolin e “Shqiponjave”.

Pavarësisht faktit se kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për Serbinë, anglezët, me sa duket, nuk e konsiderojnë shumë të rëndësishme.

Përkundrazi!

Anglezët dhe gazetarët e tyre gjetën një mënyrë për të poshtëruar Velko Paunoviqin dhe Serbinë në një konferencë për shtyp para ndeshjes në ‘Wembley’.

Në konferencën ku morën pjesë Velko Paunoviq dhe Nikola Milenkoviq, vetëm një gazetar anglez ishte i pranishëm!

Po, e lexuat mirë – vetëm një!

Turpi i egër dhe poshtërimi epik që vendasit i kanë shkaktuar Paunoviq dhe Serbisë, dhe mungesa totale e interesimit për ndeshjen që luhet në një vend që konsiderohet djepi i futbollit”, shkarravit mediumi serb.

Shkurt e shqip, anglezët nuk i bëjnë hesap serbët.