Ballina Politika “Atentatorët e Rinasit janë të lidhur me qeverinë”, Berisha: Punonjësi i AMP...

“Atentatorët e Rinasit janë të lidhur me qeverinë”, Berisha: Punonjësi i AMP u shpërblye nga Ervin Hoxha pasi bëri vota për të

85
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar edhe në konferencën e sotme se personat që kryen atentatin në Rinas, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani, janë njerëz të lidhur me qeverinë.

“Ekzekutimi publik në vendin më të sigurt të shtetit, aeroportin e Rinasit, është vepër e padiskutueshme e eksponentëve të krimit, të lidhur si mishi me thoin me qeveritarët shqiptarë”, tha Berisha.

Sipas kreut të PD, personi që mbeti i plagosur, Muçi Shaljani, ka bërë fushatë për ish-ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha dhe më pas, pasi kreu me sukses “misionin” u shpërblye duke uemëruar në AMP.

“Muç Shaljani, apo Sheqeri, ka qenë mbështetës dhe financues kryesor në fushatë elektorale i ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha. Kjo është e faktuar. Muç Shaljani është angazhuar me bandën e tij dhe paratë e krimit në blerje votash për ministrin Hoxha. Shaljani është anëtar aktiv i të njëjtës bandë me Danin. Me një nga vëllezërit e tij ka pasur të mëdha të vendosura, të gjitha nga droga, gjobat dhe ryshfetet. Shaljani u fut në radhët e policisë nga Hoxha, pas misionit të tij të suksesshëm në vjedhjen e votave. Hoxha nuk ka folur për ushtarin e tij që e futi në radhët e policisë, vetëm që të mund të përdorte uniformën e policisë për trafiqe. Gilmando Dani ka qenë badigard dhe financues i ministrit kriminel Blendi Gonxhe. Ai ka përdorur të gjithë bandën e tij”, u shpreh kryedemokrati.

Berisha gjithashtu përsëriti se do të paraqitet në SPAK për çështjen e “21 Janarit”, por vetëm pasi njoftimi t’i dërgohet zyrtarisht si herët e tjera.

“I jam përgjigjur jetën time çdo thirrje të organeve të drejtësisë. Nuk ka koment. Njoftimi duhet të vijë siç ka ardhur me dhjetëra njoftime të tjera. Asnjëherë mos më pyesni ‘a do shkosh?’ Unë do shkoj në çdo rast që të thirrem për çdo problem që të thirrem nga organet e drejtësisë”, tha Berisha.