Ballina Sport Futbollisti i Andorrës ia plas të qarës në mes të konferencës para...

Futbollisti i Andorrës ia plas të qarës në mes të konferencës para duelit me shqiptarët

88
0

Ndeshja Andorra-Shqipëri do të jetë shumë e veçantë për mesfushorin Serxho Moreno në radhët e ekipit vendas.

Futbollisti, i cili pas dy javësh feston 38-vjetorin, ka vendosur ta mbyllë etapën e tij me përfaqësuesen, me të cilën ka luajtur deri tani 76 ndeshje, të parën kur ishte vetëm 16-vjeçar.

“Ka kaluar kohë që nga ajo ditë kur debutova kur isha gjashtëmbëdhjetë vjeç në Peralada kundër Kinës.

Koha fluturon, apo jo?

Kurrë nuk do ta kisha imagjinuar që sot do të isha këtu duke dhënë një konferencë për shtyp për t’i thënë përgjithmonë lamtumirë ekipit kombëtar që është shtëpia ime.

Duke mbrojtur vendin tënd në të gjithë Europën, sepse është një kënaqësi, është një krenari, është një privilegj.

Dhe mirë, e di që nuk do ta bëj më kurrë”, tha ai duke mos mbajtur më lotët para gazetarëve.