Ballina Sport Kim Jong Un aprovon transmetimin e kampionatit anglez, por çudit me rregullat

Kim Jong Un aprovon transmetimin e kampionatit anglez, por çudit me rregullat

91
0

Kim Jong Un ka pranuar që Premier Ligë të transmetohet në Korenë e Veriut.

Në anën tjetër janë vendosur disa rregulla strikte, që do të ndiqen.

Ndeshjet nuk do të transmetohen drejtpërdrejt, por do të editohen para se të shfaqen.

Çdo ndeshje do të zvogëlohet në 60 minuta, nga 90 minuta në total.

Çdo tekst në anglisht do të mbulohet me grafika të Koresë së Veriut.

Çudia më e madhe qëndron me pamjet ku përfshihen lojtarë të Koresë së Jugut, pasi asnjë prej tyre nuk do të shfaqet.

Po ashtu çdo pamje që përmban simbole të komunitetit LGBTQ+ do të largohet. Kjo ishte edhe mënyra e vetme si lideri i Koresë së Veriut të aprovonte transmetimin e kampionatit anglez.