Ballina Politika Mazhoranca refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore, PD e çon në Gjykatën...

Mazhoranca refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore, PD e çon në Gjykatën Kushtetuese

51
0

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë,  ku kundërshton refuzimin nga mazhoranca të ngritjes së dy komisioneve hetimore parlamentare.

Në kërkesën e depozituar zyrtarisht, deputetët e opozitës kërkojnë nga Gjykata Kushtetuese që të detyrojë Kuvendin për ngritjen e dy Komisioneve Hetimore të propozuara nga opozita atë për McGonigal dhe për zgjedhjet e 11 majit.

Në argumentimin e saj, opozita thekson se rrëzimi nga mazhoranca me votë politike i kërkesave për ngritjen e komisioneve hetimore përbën cenim të drejtpërdrejtë të një të drejte kushtetuese që i takon pakicës parlamentare.

Sipas grupit parlamentar të PD-së, “ky veprim i mazhorancës e bën rolin e deputetëve të opozitës në Kuvend jo vetëm të papërfillshëm, por e shndërron atë në një fasadë të një normaliteti të rremë që vret çdo ditë rregullat dhe standardet minimale të parlamentarizmit demokratik”.

Në njoftim theksohet gjithashtu se kjo situatë “ka vënë seriozisht në pikëpyetje nevojën e prezencës së opozitës në Kuvend dhe dëmton interesin publik, pasi deputetët nuk mund të ushtrojnë dot përgjegjësitë dhe funksionet e tyre kushtetuese”.