Ballina Kronika “Më duhen që të kurohem”/ Mashtroi disa persona duke u marrë shuma...

“Më duhen që të kurohem”/ Mashtroi disa persona duke u marrë shuma parash, arrestohet 28-vjeçari në Korçë

50
0

Në bazë të kallëzimeve të bëra, komisariati i policisë Korçë në bashkëpunim me prokurorinë Korçë kanë ekzekutuar urdhrin e ndalimit për një 28-vjeçar të dyshuar për “mashtrim”.

Sipas informacioneve, mësohet se shtetasi me iniciale J.M. ka mashtruar njerëz duke u marrë shuma të ndryshme lekësh.

Këta persona kanë denoncuar pranë komisariatit të policisë së Korçës duke treguar se 28-vjeçari u ka marrë shuma lekësh pas njohjes që kishte me ta, me pretendimin se kishte probleme shëndetësore. Gjatë hetimeve u vërtetuan të gjitha kallëzimet e tyre dhe u bë i mundur ndalimi i 28-vjeçarit.

Mësohet se shuma e përfituar është e madhe ndërsa dyshohet se ka mashtruar një numër të madh shtetasish, ku një pjesë e tyre kanë bërë kallëzim penal, ndërkohë që po punohet dhe për evidentimin e rasteve të tjera për ti vënë në dispozicion të hetimit në ngarkim të këtij shtetasi.