Ballina Kronika Porosi nga Spanja për ta shitur në Fresk/ Sekuestrohet kokainë, në pranga...

Porosi nga Spanja për ta shitur në Fresk/ Sekuestrohet kokainë, në pranga dy kushërinjtë

102
0

Policia e Tiranës ka sekuestruar në zonën e Institutit 2.2 kilogramë kokainë dhe vënë në pranga dy persona, kushërinj me njëri-tjetrin.

Sipas burimeve, dy të arrestuarit kishin planifikuar që lëndën narkotike ta ndanin në doza të vogla dhe ta shisnin në zonën e Freskut.

Gjatë ndërhyrjes së policisë, ata kanë tentuar të arratisen, por janë kapur në afërsi të shinave të trenit në Institut.

Dyshohet se kokaina ka ardhur nga Spanja, ndërsa policia po punon për të zbuluar të tjerë persona të përfshirë në këtë rrjet trafiku dhe shpërndarjeje.