Ballina Aktualitet ‘Shqipëria ka prodhuar anije ushtarake që nga 2008’/ Meçollari-Vëngut: Kush do e...

‘Shqipëria ka prodhuar anije ushtarake që nga 2008’/ Meçollari-Vëngut: Kush do e bëjë riparimin e anijeve të prodhimit DAMEN?

172
0

Ish-oficeri i lartë i Forcave të Armatosura dhe eksperti i sigurisë, Artur Meçollari, i ka reaguar ashpër ministrit të Mbrotjes, Pirro Vëngu, pasi ky i fundit deklaroi se Shqipëria do të prodhojë anije ushtarake në bashkëpunim me Italinë.

Në postimin e tij në Facebook, Meçollari i kujton ministrit Vëngu, se Shqipëria ka prodhur anije uhstarake që nga viti 2008 deri në vitin 2014, në kantierin e Pashalimanit.

Gjithashtu eksperti i sigurisë pyet ministrin e Mbrojtjes, se kush do e bëjë riparimin e katër anijeve STAN PATROL 4207 të prodhimit DAMEN.

‘Vëngu përjashtoi holandezët dhe përfshiu italianët. Anija që nxorri dje Rama në video, P-131 “Iliria”, ka 5 vjet që nuk i ndizet asnjë llambë në “kroskot” dhe del vetëm për ndonjë foto në radën e Durrësit. Edhe P-132 “Oriku”, që i bëri disa riparime në Turqi kur ishte me mision, do t’ia shohim historinë më pas. Nuk bën dot Fiati riparimin e Benxit’, shkruan Meçollari.

Postimi i plotë:

I thoni Vëngut që Kantieri i Pashalimanit ka prodhuar anije ushtarake nga viti 2008 deri në vitin 2014.

Po Vëngu të përgjigjet në pyetjen: kush do ta bëjë riparimin e katër anijeve STAN PATROL 4207, të prodhimit DAMEN?

Vëngu përjashtoi holandezët dhe përfshiu italianët. Anija që nxorri dje Rama në video, P-131 “Iliria”, ka 5 vjet që nuk i ndizet asnjë llambë në “kroskot” dhe del vetëm për ndonjë foto në radën e Durrësit. Edhe P-132 “Oriku”, që i bëri disa riparime në Turqi kur ishte me mision, do t’ia shohim historinë më pas. Nuk bën dot Fiati riparimin e Benxit.

Tani i fut e merr edhe ca vjetërsira nga Italia, anije 35-vjeçare që Italia i ka nxjerrë nga shërbimi.

Z. Vëngu, nuk bëhet politikë partiake me jetët e njerëzve. Në çdo doktrinë detare shkruhet: “aktiviteti detar është aktivitet me risk të lartë”. E ka edhe Kodi ynë Detar të shkruar.

Forca Detare i ka argumentuar Ministrisë së Mbrojtjes pse duhet lidhur kontrata e mirëmbajtjes me kantierin detar të Pashalimanit dhe me DAMEN, sepse 84% e investimit kapital në anijet e Forcës Detare është prodhim DAMEN.

Për këtë arsye, në prill 2019, KM Rama i premtoi pronarit të kompanisë, në zyrën e tij (isha prezent), kthimin e DAMEN. Nuk ndryshon politika shtetërore, sepse doni ju dhe Rama të balanconi raportet e prishura personale ndërkombëtare.