Ballina Aktualitet Shqipëria ngre kompleksin më të madh stërvitor për Forcat e Armatosura

Shqipëria ngre kompleksin më të madh stërvitor për Forcat e Armatosura

72
0

Në Bizë-Pajeti po ndërtohet kompleksi i ri stërvitor sipas modeleve të NATO-s i cili do të akomodojë deri në 1200 trupa dhe do të ofrojë kushte bashkëkohore për stërvitjen e personelit.

Ky investim i ri, sipas ministrit të Mbrojtjes Pirro Vengu e “shndërron Bizën në një poligon ndërkombëtar të dedikuar të stërvitjes së Forcave të Armatosura dhe një hap konkret që dëshmon se investimet për rritjen e gatishmërisë, aftësive dhe standardeve janë përparësi e Ministrisë së Mbrojtjes”.

Ministri ndau një video nga kompleksi i ri stërvitor në rrjetet sociale.

Mydeir Tafa me detyrë komandant i Batalionit Këmbësorisë së Lehtë në Forcën Tokësore, tha se aktualisht në Bizë-Pajeti “po krijohen kushtet e nevojshme për akomodimin, ushqimin dhe argëtimin e personelit të Forcës Tokësore gjatë stërvitjes komplekse që do të kryejnë në rajonin stërvitor të Bizës”.

Sipas Tafës “është hera e parë që bëhet një investim i tillë në Forcave të Armatosura të Shqipërisë”.

“Ky investim është projektuar që të ketë sasi sa më të madhe pjesëmarrje dhe të akomodimit të trupave”, tha Tafa.

Ky i fundit shtoi se “në këtë rajon janë duke u ndërtuar ambientet e fjetjes për akomodimin e personelit, është duke u ndërtuar mbështetja shëndetësore gjatë stërvitjeve”.

Aktualisht sipas tij “është ndërtuar blloku i komandës së batalionit”.

“Kemi bllokun e mensës kuzhinës ku do të bëhet trajtimi me ushqim i efektivave që do të marrin pjesë në stërvitjet e ndryshme dimërore ose verore në këtë rajon. Blloku i mensë kuzhinës ka një kapacitet prej 600 vetash njëherësh”, tha ai.

Tafa nënvizoi se “aktualisht është llogaritur që kjo të plotësojë të gjithë akomodimin e grup-batalionit të lehtë të këmbësorisë që arrin deri në 1200 veta”.