Ballina Rajoni Tragjike në Greqi, 49-vjeçarja humb jetën pasi flokët iu ngatërruan me makinerinë...

Tragjike në Greqi, 49-vjeçarja humb jetën pasi flokët iu ngatërruan me makinerinë që përgatiste brumin për bukë

50
0

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin e Damasit të Larisës në orët e para të mëngjesit të së enjtes, ku një 49-vjeçare, pronare e një furre buke, humbi jetën në mënyrë të tmerrshme gjatë punës.

Sipas informacioneve paraprake, gruaja fatkeqe u aksidentua për vdekje pasi flokët e saj u ngatërruan në makinën që përgatiste brumin që përdorej në furrë.

Pavarësisht reagimit të menjëhershëm të punonjësve të saj dhe ndërhyrjes së EKAB-së, e cila mbërriti shpejt në vendngjarje, mjekët nuk arritën ta shpëtonin jetën e saj.

Autoritetet policore kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e sakta të aksidentit dhe për të verifikuar nëse janë respektuar masat e sigurisë në vendin e punës.