Ballina Politika Adriana Kalaja: Deputët e PD po mbështesin Shabanin, unë ndahem nga protesta...

Adriana Kalaja: Deputët e PD po mbështesin Shabanin, unë ndahem nga protesta e së hënës

152
0

Ish-kryetarja e Gjykatës së Partisë Demokratike, Adriana Kalaja, deklaroi se prej “3 vite e gjysmë” po zhvillon një luftë të ashpër brenda PD-së për parime dhe për çështje që, sipas saj, nuk i ka ngritur askush më parë.

Kalaja u shpreh se brenda partisë ka hipokrizi, duke kritikuar deputetët që – siç tha ajo – më parë sulmonin figura të caktuara, ndërsa sot nuk vlerësojnë punën e saj.

“Nga informacionet që kam, mendoj se ka hipokrizi. Moralisht, një deputet duhet të mbështesë ose Adrianën, ose të thotë hapur: ‘Nuk të mbështes ty, por Endri Sabanin.’

Për mua është amorale që deputetët e PD, që deri dje i quanin disa sorosistë dhe thoshin se Rama i mori 83 mandate për shkak të Endri Shabanit, sot nuk vlerësojnë punën time, pavarësisht nëse më pëlqejnë apo jo,” tha Kalaja për News 24.

Ajo shtoi se ka ngritur shqetësime serioze brenda partisë dhe se është më e ndershme që kryetari Sali Berisha të pozicionohet qartë.

“Kam bërë luftë për parime. Kam ngritur shqetësime si askush më parë,” u shpreh ajo.

Kalaja njoftoi gjithashtu se do të bojkotojë protestën e opozitës të thirrur ditën e hënë para Kryeministrisë, duke e quajtur të papranueshme sjelljen politike të PD-së.

“Nuk do të shkoj në protestë. Ndahem me PD, sepse nuk mund të shkosh në protestë në orën 18:00 dhe të nesërmen të ulesh me mazhorancën për Reformën Zgjedhore apo Territoriale,” deklaroi ajo.

Sipas Kalasë, një akt i tillë bie ndesh me parimet dhe mesazhin që duhet të japë opozita.