Ballina Politika Berisha nuk tërheq fletëthirrjen e SPAK për 21 Janarin, Prokuroria pritet t’i...

Berisha nuk tërheq fletëthirrjen e SPAK për 21 Janarin, Prokuroria pritet t’i dërgojë fletëthirrje të dytë

70
0

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk iu përgjigj fletëthirrjes së SPAK për të dhënë shpjegime për ngjarjet e dhunshme të 21 janarit ku 14 vite më parë gjatë demonstratës së opozitës u vranë protestues. Berisha pretendoi dje se nuk e ka marrë një fletëthirrje.

Ndërkohë Kuvendi ka njoftuar SPAK, se fletëthirrja në emër të deputetit Berisha nuk është tërhequr nga grupi i PD-së. Prokuroria e Posaçme pritet t’i nisë një fletëthirrje tjetër ish-kryeministrit. SPAK po heton për disa akuza si vrasje, shpërdorim detyre dhe veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës.