Banorët e fshatit Kosan në Malësinë e Madhe po përballen me një problem serioz këto ditë, pasi një kope çakejsh po bën “namin” në bagëtitë e imëta të zonës.
Sipas informacioneve që vijnë nga banorët, çakejtë kanë sulmuar dhe kanë ngrënë disa krerë bagëti të imëta, ndërsa këtë të enjte nuk i ka shpëtuar as qeni i një familjeje, i cili ka rënë pre e sulmit të tyre.
Pamjet makabre të ngjarjes janë dërguar korrespondentit të Euronews Albania nga vetë banorët.
Ata shprehen çakejtë janë kthyer në një shqetësim të madh për të gjithë zonën dhe kërkojnë që autoritetet të ndërhyjnë sa më parë.
Çakalli është një kafshë mishngrënëse e ngjashme me qenin dhe ujkun, por më e vogël në trup. Ai ka lesh me ngjyrë të artë ose gri, jeton zakonisht në pyje, fusha apo afër vendeve të banuara dhe është shumë i zgjuar e i përshtatshëm për të gjetur ushqim. Ushqehet me kafshë të vogla, zogj, kërma apo mbeturina.







